Nesër seanca e dëgjimore ndaj Naim Murselit dhe dy të tjerëve

Ish-bashkëshorti i Liridona Murselit, Naimi dhe dy të dyshuarit e tjerë për vrasjen e saj nesër do të dalin para gjykatës.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

Seanca dëgjimore është caktuar për të dielën në ora 09:30.

Tre të dyshuarit për planifikimin dhe vrasjen e Liridonës janë arrestuar të premten nga policia disa orë pas varrimit të të ndjerës.

Bashkëshorti i Liridonës, Naimi dhe dorasi me iniciale G.P., janë arrestuar dje, pas një aksioni të policisë ku u kryen dy bastisje në Gjakovë.

Gjatë këtij aksioni është sekuestruar edhe një armë e cila dyshohet të jetë përdorur në rast.

Po ashtu, dje u arrestua edhe personi i tretë me iniciale K.K., i cili dyshohet të jetë i përfshirë në rast./21Media

Back to top button