Detaji i vogël i Sulejmanit u shpëtoi jetën disa personave

 
Sulejmani është një prej të mbijetuarve në aksidentin katastrofal në Bullgari. Detaji i vogël të cilin e ka vërejtur gjatë hyrjes në autobus ka shpëtuar disa persona.
“Z. Sulejmani gjatë hyrjes në autobus ka vërejtur vendin ku ndodhet ai çekani special për thyerjen e dritareve, që gjendet në çdo autobus. Në momentin kur ka ndodhur aksidenti, për disa sekonda e ka marrë atë çekanin dhe ka thyer një apo dy dritare të autobusit që të mund të kërcejnë dhe të shpëtojnë ata që kanë qenë në fund të autobusit, përfshirë këtu edhe të fejuarin e tij”, tha Maja Argirova, mjeke.
Sipas mjekes edhe përkundër gjithë protokolleve mjekësore dhe ndihmës së dhënë, më e rëndësishme ka qenë ndihma psikologjike që u është dhënë në gjuhën që ata e kanë kuptuar.
“Të lënduarit, të mbijetuarit, që erdhën ishin në gjendje të rëndë emocionale-psikike, traumë, për shkak se të afërmit, bashkëshortet, fëmijët, i kanë humbur. E më pas vijoi ndihma profesionale, duhej të jepej edhe ndihmë psikologjike të cilën mendoj se e menaxhuam shumë mirë dhe ajo u organizua në gjuhën amë. Kjo ishte shumë e rëndësishme”, pohoi tha Maja Argirova, mjeke.
Zëvendës kryeprokurori dhe drejtori i Shërbimit nacional hetimor, Borisllav Sarafov, deklaroi se tashmë janë identifikuar 45 kufomat nga aksidenti i autobusit në autostradën Strumë, me profil të ADN-së.
Me kamion të Maqedonisë, trupat e pajetë janë marrë nga morgu në Sofje dhe janë dërguar në aerodrom, prej ku nesër në mëngjes me dy avionë ushtarak do të sillen në Shkup./21Media

Back to top button