Këto sanksione të vendosura në verën e vitit 2et t014 dhe pritet të vazhdojnë

Këto sanksione të vendosura në verën e vitit 2et t014 dhe pritet të vazhdojnë

Krerët evropianë miratuan sot zgjatjen për gjashtë muaj të sanksioneve ekonomike që BE-ja i ka vendosur Rusisë, për rolin e saj të dyshuar në konfliktin ukrainas, njoftoi presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk.

Këto sanksione të vendosura në verën e vitit 2014, që shënjestrojnë kryesisht bankat dhe sipërmarrjet ruse në sektorin e mbrojtjes, përfundojnë në fund të muajit korrik, raporton AFP.

“Marrëveshje. BE-ja do të zgjasë sanksionet ekonomike kundër Rusisë sepse ajo nuk po aplikon mjaftueshëm marrëveshjet e Minskut”, njoftoi Tusk.

Para se të heqin sanksionet, evropianët kërkojnë një aplikim të plotë të marrëveshjeve të arritura në Minsk në vitin 2015, me qëllim vendosjen e një armëpushimi në lindje të Ukrainës, por që nuk ka mundësuar që t’i jepet luftë konfliktit që ka bërë më shumë se 10 000 të vdekur në tre vite./21Media