Dy burra djegin Kuranin jashtë ambasadës së Irakut në Kopenhagë

Dy protestues i vunë zjarrin një kopjeje të Kuranit, librit të shenjtë të Islamit, përpara ambasadës së Irakut në kryeqytetin danez të Kopenhagës të hënën.
Që të dy protestuesit ishin nga një grup që e quan veten “Patriotët danezë”, i cili mbajti një demonstratë të ngjashme javën e kaluar dhe transmetoi drejtpërdrejt ngjarjet në Facebook.
Organizatori i kësaj proteste të hënën në Kopenhagë shkeli Kuranin dhe i vuri flakën atij, pranë një flamuri irakian që e kishte vendosur në tokë.
Iraku dënoi djegien e Kuranit para ambasadës së tij në Danimarkë të hënën dhe tha se stafi danez në ambasadën në Bagdad ishte larguar nga Iraku pas protestave atje.
Protestat kanë shpërthyer në të gjithë Iranin dhe Irakun pasi Danimarka dhe Suedia lejuan djegien e Kuranit, sipas ligjeve të tyre që mbrojnë fjalën e lirë dhe të drejtën për të protestuar.
Ministria e Jashtme e Irakut u bëri thirrje autoriteteve të vendeve të BE-së që të “rishqyrtojnë shpejt të ashtuquajturën liri të shprehjes dhe të drejtën për të demonstruar”.
Protestuesit në Irak kanë djegur ambasadën suedeze në Bagdad të enjten.