Dy ditë që kur u është djegur shtëpia, askush s’po e ndihmon familjen Nuhi

Kanë kaluar dy ditë që kur familjes Nuhi u është djegur shtëpia në veri të Mitrovicës.
Sot, nga kjo familje kanë thënë për rtv21.tv se askush nuk po ua zgjatë dorën për ndihmë edhe pse kanë mbetur pa shtëpi.
“Qashtut në të njëjtën gjendje jemi”, ka thënë kryefamiljari Xhevat Nuhi.
Policia e Kosovës dje konfirmoi rastin për rtv21.tv. Zëvendësdrejtori rajonal i Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti, ka thënë se dyshohet se shkaktar i zjarrit ishte energjia elektrike./21Media

Back to top button