Dy ditët e ardhshme mot i vranët dhe me reshje bore
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës(IHMK) ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje të dobëta bore.
“Në viset malore kryesisht në veri, perëndim dhe jugperëndim të vendit reshjet parashihen të jenë të dendura. Në fushat termike parashihen rritje të lehta, kryesisht në temperaturat maksimale, ndërsa minimalet do të jenë pothuajse konstante me ditët e fundit”, ka njoftuar IHMK.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë Celsius./21Media

Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?