Dy fëmijë mbyten në liqenin e Prushit në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Tiranë, ku dy të mitur janë mbytur në liqenin e Prushit.
Në liqen kanë qenë duke u larë një grup fëmijësh, 4 prej tyre kanë dalë nga uji, ndërsa dy prej tyre nuk kanë dalë.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur  rreth orës 18:05. Të miturit që kanë humbur jetën janë të moshës 11 dhe 13 vjeç.
Polumbarët e RENEA-s mbërritën në vendngjarje, ku pas disa minutash kërkime, bën të mundur nxjerrjen e trupave të pajetë të të miturve.
Grupi hetimor po punon për ndiçimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./oranews

Back to top button