Vetura e vjedhur në Holandë, ndalohet në Vërmicë

Policia kufitare, rreth orës 16:50, në Vërmicë, në hyrje për në Kosovë, ka ndaluar për kontrollim në vijën e dytë një veturë me targa të Shqipërisë.
Policia e Kosovës së bashku me policë nga FRONTEX të cilët janë me mision në PKK Vërmicë, gjatë procedurave të kontrollit dhe verifikimit, kanë vërtetuar se automjeti është lajmëruar ‘i vjedhur’ në vitin 2020 në Holandë.
“Në automjet kishte ndërhyrje mekanike në elementet identifikuese të makinës”, bëhet e ditur në njoftimin e Policia e Kosovës.
Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe është iniciuar rasti i cili do të vazhdohet në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button