Dy foshnje me COVID-19 në Neonatologji

Në klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 75 pacientë me COVID-19.
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në Klinikën e Neonatologjisë janë duke u trajtuar 2 foshnje të infektuara me virusin.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 25 pacientë + 2 në mjekim intensiv me oksigjeno-terapi
Klinika e Pediatrisë, 6 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 5 pacientë
Klinika e Neonatologjisë, 2 foshnje
Mjekim Intensiv Qendror, 1 rast
Spitali i Gjakovës, 15 pacientë
Spitali i Prizrenit, 5 pacientë
Spitali i Pejës, 5 pacientë
Spitali i Gjilanit, 3 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 1 pacient./21Media

Back to top button