QMK: Ka zjarr aktiv në rajonin e Ohrit

Qendra për Menaxhim me Kriza mëngjesin e sotëm informoi se gjatë ditës së djeshme janë shuar gjithsej 20 zjarre, ndërsa mbetet aktiv një zjarr në rajonin e Ohrit, përcjell TV21.
Zjarri aktiv është në malin mes fshatit Vapilë dhe fshatit Rasino, ku deri më tani janë djegur 12 hektarë.
Ekipet e zjarrfikësve po intervenojnë me një automjet dhe 6 zjarrfikës, ndërsa prej orës 05:00, sipas QKM-së në terren po intervenojnë rreth 50 persona, raporton TV21./21Media

Back to top button