MPJ: Nuk ka detyrime të reja mes Shkupit dhe Sofjes

Nga Ministria e Punëve të Jashtme sot kanë hedhur poshtë të gjitha spekulimet se po përgatiten detyrime të reja mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.
Nga MPJ-ja kanë thënë se nuk ka asgjë përtej parimeve të dakorduara në Protokollin e përbashkët të nënshkruara mes dy vendeve.
“Lidhur me spekulimet e paraqitura në opinion për gjoja dokumente të reja të përbashkëta midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, na lejoni të informojmë se Ministria e Punëve të Jashtme po e ndjek nga afër procesin e formimit të Qeverisë teknike të Republikës së Bullgarisë dhe zhvillimin e politikave të brendshme dhe të jashtme, me ç’rast inkurajon fokusi i rëndësishëm që i kushtohet marrëdhënieve tona dypalëshe si një element i rëndësishëm edhe i qeverisë së re”, kanë thënë mes tjerash nga MPJ-ja./TV21

Back to top button