Dy gra gjenden të vdekura në Mitrovicë, Policia nis hetimet

Dy gra gjatë ditës së djeshme kanë ndërruar jetë në rrethana të dyshimta në Mitrovicë.
Rasti i parë është raportuar në Polici të enjten rreth orës 18:10 se një grua është gjetur pa shenja jete, vdekjen e së cilës e ka konstatuar mjeku kompetent.
Ndërkaq në një rast tjetër të ndodhur në orën 18:19, është raportuar se viktima grua kosovare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe mjeku kujdestar i cili ka konstatuar vdekjen.
Me vendim të prokurorit trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Policia e Kosovës  në raportin ditor të dy rastet i ka cilësuar si “Vdekje e Dyshimtë”./21Media

Back to top button