Historia pas fotos bardh e zi, e përdorur për të njoftuar vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II

Mbretëresha Elizabeta II vdiq mbrëmë në Balmoral në moshën 96-vjeçare. Lajmi për vdekjen e Mbretëreshës u bë i ditur nga familja mbretërore në mediat sociale përmes një fotografie mahnitëse bardh e zi.

Në fotografi, mbretëresha tashmë e ndjerë ka një buzëqeshje të butë në fytyrën e saj, ndërsa sytë e saj depërtues shikojnë larg nga kamera. Ajo shfaqet si gjithmonë unike me  bizhuteritë e saj me perla dhe një palë vathë, transmeton rtv21.tv

Sipas People , fotografia është realizuar më shumë se 15 vjet më parë gjatë një ngjarje historike në jetën e mbretëreshës. Ajo u realizua në Buckingham Palace në shkurt të vitit 2006 nga fotografja e ndjerë Jane Bown.

Bown ishte 81 vjeç në atë kohë dhe fotografia u shfaq gjithashtu në librin e saj të vitit 2009 ” Ekspozime “. Një version tjetër i fotos është i disponueshëm në faqen e internetit të Galerisë Kombëtare të Portreteve, në të cilën mbretëresha duket të jetë më e relaksuar teksa shikon drejtpërdrejt kamerën dhe buzëqesh.

Sipas raportit të People , fotografia ishte gjithashtu pjesë e ekspozitës së Trust’s të koleksionit mbretëror ‘ Mbretëresha: 60 fotografi për 60 vjet ‘ që festoi Jubileun e saj të Diamantit në vitin 2012./21Media 

Artikuj të ngjashëm

Back to top button