Dy komuna në pëgatitje të buxhetit 2018

Skenderaji dhe Drenasi me punëtori për përgatitjen e buxhetit 2018

Është mbajtur punëtori për përgatitjen e buxhetit me komunat Skenderaj dhe Drenas, njofton Komuna e Skenderajit përmes një komunikate për medei.

Kjo punëtori është organizuar nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSCE) është mbajtur punëtori për përgatitjen e buxhetit për vitin 2018 me drejtorët e drejtorive të komunave të Skenderajt dhe të Drenasit.

Në hapje të kësaj punëtori drejtorët e financave të dy komunave kanë prezentuar procedurat e ndjekuar nga komunat përkatëse në lidhej me hartimin e buxhetit për vitin 2018.

“Drejtori për financa i komunës së Skenderajt Ismet Aliu kadeklaruar se komuna e Skenderajt ka ndjekur të gjithë hapat e paraparë me ligj në procesin e hartimit të buxhetit për vitin 2018. Ai po ashtu ka theksuar se gjatë procesit të hartimit të buxhetit, që ka filluar që nga prilli i këtij viti, janë marrë parasysh kërkesat e qytetarëve për projekte si dhe propozimet e tjera që kanë ardhur nga qytetarët gjatë realizimit të dëgjimeve buxhetore”, thuhet në komunikatë.

Edhe drejtori i financave në komunën e Drenasit ka specifikuar hapat që janë ndërmarrë nga komuna në procesin e hartimit të buxhetit për vitin 2018. Të dy drejtorët e financave kanë përmendur edhe disa nga sfidat që janë hasur gjatë këtij procesi.

“Në kuadër të kësaj punëtorie janë shkëmbyer përvojat dhe praktikat e komunave gjatë procesit të hartimit të buxhetit për vitin 2018, më qëllim të shmangies së vështirësive në të ardhmën. Drejtorët komunal edhe në këtë takim kanë insistuar në pavarësi më të madhe të komunave nga institucionet qendrore në hartimin e buxhetit”, thuhet më tutje në komunikatën e komunës.

Sipas komunikatës procesi i hartimit të buxhetit të komunës së Skenderajt tashmë është në fazën përfundimtare dhe pritet të miratohet në Kuvendin komunal në seancën e muajit shtator. Sipas parashikimeve buxheti i komunës së Skenderajt për vitin 2018 do të jetë 12 milionë e 622 mijë euro./21Media

Back to top button