Dy raste të dhunës në familje, në Gjakovë gruaja rrahu burrin

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit.
Rasti i parë është regjistruar në Gjakovë, rreth orës 12:00. Një burrë ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga e dyshuara. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti është në procedurë të rregullt.
Ndërsa rreth orës 14:40, një grua në Suharekë ka raportuar se bashkëshorti i saj në vazhdimësi ka shkaktuar dhunë në familje. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button