Haxhiu mirënjohëse për angazhimin e secilit në Vetëvendosje

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, që të dielën mori një detyrë të re në Lëvizjen Vetëvendosje, atë të kryetares së Gruas në Vetëvendosje, tha se u është mirënjohëse të gjithë bashkëpartiakëve për angazhimin e tyre.
“Zgjedhja ime nga votu juaj, si Kryetare e Gruas në Vetëvendosje, si bartëse e kauzës për gratë, të drejtat dhe liritë e saj, është përgjegjësi dhe nderë për të cilën jam e bindur që do shënojmë arritje të reja. Me gratë e qyteteve e fshatrave, me profesione nga më të ndryshmet, me vullnetin e tyre për vetëvendosje, do të jemi kudo dhe gjithandej duke i kontribuuar edhe më shumë, shoqërisë, lirisë e demokracisë”, tha Haxhiu.
Tutje, ajo tha se rritja e organizatës kërkon edhe më shumë punë dhe përgjegjësi për të shërbyer veçmas në aspiratat që ka ndërtuar Lëvizja Vetëvendosje, e për të cilat premtoi se nuk do të rreshtin së angazhuari asnjëherë.
“Si Lëvizje progresiste dhe emancipuese, me ritëm të shtuar do të lëvizim, me gra dhe burra, duke krijuar një realitet të ri të barazisë jo vetëm përbrenda organizatës, por të etabluar gjithandej shoqërisë”, tha tutje Haxhiu.
Ndryshe, Albin Kurti do të vazhdoj të jetë kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, edhe për një mandat tjetër katër vjeçar. Në zgjedhjet e brendshme Kurti arriti të marrë 98,60% të votave./21Media

Back to top button