Dy raste të dhunës në familje në Vushtrri, një grua me tre fëmijë u dërgua në strehimore

Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar dy raste të dhunës në familje në Vushtrri.
Një grua ka raportuar se bashkëshorti i saj ka tentuar që ta sulmoi fizikisht. Policia e ka arrestuar të dyshuarin, por pas intervistimit me vendim të prokurorit e ka liruar në procedurë të rregullt.
Po ashtu, rreth orës 15:00 është arrestuar një person tjetër nën dyshimin se i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, të cilës i ka shkaktuar lëndime.
Viktimës pasi i është ofruar tretman mjekësor në Emergjencë në Vushtrri, së bashku me tre fëmijët e saj është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button