Dy shpërthime në Itali, 1 mijë të plagosur

U lënduan duke ikur nga vendi

Rreth 1,000 vetë u plagosën në qytetin italian Torino pasi ndodhën dy shpërthime të fishekzjarrëve mbrëmë, thonë policia.

Mijëra tifozë të futbollit po e përcjellnin një transmetim të drejtpërdrejtë të finales së Ligës së Kampionëve të Juventusit kundër Real Madridit në Cardiff, kur një zhurmë u dëgjua dhe filluan thashethemet për një shpërthim terrorist.

Si pasojë e shpërthimeve të gjithë të pranishmit kanë kërkuar të largohen nga sheshi ku gjatë përpjekjeve për të dalë 1 mijë persona janë lënduar, ndër të ta edhe një fëmijë shtatë vjeçar i cili është në gjendje të rëndë, transmeton BBC.

“Njerëzit bërtisnin, shtynin dhe nisën të largoheshin të alarmuar”, janë shprehur dëshmitarë të cilët shtuan se po mendonin mos ishte një sulm terrorist./21Media

Back to top button