Dy shqiptarë humbën jetën në qendrat e emigrantëve, protestë e shqiptarëve në Londër

Në Londër një grup shqiptarësh protestuan për ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike të dy bashkëkombasve të tyre azil kërkues.

Marshimi i tyre nisi në sheshin “Trafalgar” për të vijuar drejt kryeministrisë në 10 Downin Street.

Ata kërkuan drejtesi për Alfred Doskun i cili i dha fund jetës në qendrën e azilantëve në Colnbrook House në fillim të nëntorit.

Po ashtu kërkuan ndriçimin e rrethanave që çuan në vetëvrasjen e Leonard Farrukut më 12 Dhjetor në anijen hotel në Dorset./oranews

Back to top button