Dy të arrestuar në Ferizaj, Policia u gjeti marihuanë e kokainë

Janë arrestuar dy persona në Bibaj të Ferizajt pasi u është konfiskuar drogë.
Siç është bërë e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, të dyshuarve u janë gjetur marihuanë me peshë 2.5 gramë, kokainë 0.15 gramë dhe një mulli.
Njëri nga të dyshuarit ka treguar se ka fshehur edhe një qese me marihuanë, e cila më pas është gjetur e sekuestruar dhe ka rezultuar me peshë 20.9 gramë.
Prokurori i rastit ka rekomanduar që të dyshuarit të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button