Kaloni te përmbajtja kryesore

Dy të mitur përfundojnë në QKUK, dyshohet se një person i goditi me thikë

Dy të mitur kanë pësuar lëndime trupore pas një përleshjeje fizike me një person tjetër në Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, gjatë incidentit dyshohet se i dyshuari i rritur i ka goditur të miturit me thikë.

Të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Kurse i dyshuari është arrestuar nga policia dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në qendrën e mbajtjes.

“Dy të dyshuar kosovar-të mitur, kanë pësuar lëndime pasi dyshohet se janë përleshur fizikisht me të dyshuarin tjetër kosovar, i cili dyshohet se i ka goditur me mjet të mprehtë-thikë. Të dyshuarit e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ku njëri prej tyre është liruar e tjetri vazhdon tretmanin, ndërsa i dyshuari tjetër është arrestuar  dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button