Kaloni te përmbajtja kryesore

Dy të panjohur e fusin në veturë një vajzë dhe e sulmojnë seksualisht

Një vajzë ka njoftuar policinë se dy të panjohur e kanë futur në veturë me forcë ku është sulmuar seksualisht.
Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka njoftuar se rasti ka ndodhur më 28 gusht, në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, teksa nuk raportohet për të arrestuar.
“Viktima femër kosovare ka informuar se dy persona të pa njohur e kanë futur me forcë në veturë dhe më pas e kanë sulmuar seksualisht. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin ditor të Policisë.
Sipas Policisë, rasti është duke u hetuar./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button