Dy të vdekur në aksident trafiku në Ponoshec

 

 

Sot rreth orës 18:00 në fshatin Ponoshec të Gjakovës ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet.

Lajmin për rtv21.tv e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Rajonin e Gjakovës, Nysret Ghurkaj.

Ai ka bërë të ditur se një vozitës i automjetit me targa të Shqipërisë, si pasojë e humbjes së kontrollit mbi automjetin e tij, ka dalur në shiritin tjeter duke goditur veturën që ishte duke lëvizur në shiritin e tij.

Në vend ngjarje kanë dal zjarrëfiksat dhe autoambulanca, ku sipas ekipit mjeksor kanë konstatuar vdekjen e 2 personave, pasagjeri i tretë ka psuar lëndime serioze ndërsa vozitësi i veturës ka pësuar lëndime të lehta trupore. Në vendngjarrje ka dalë dhe kryeprokurori. Vazhdon shiqimi i vendit të ngjarjes“, ka thënë Gjurkaj./21Media

 

 

Back to top button