Tradita shumëvjeçare e hedhjes së kryqit në ujërat e vendit do të ndërpritet për shkak të pandemisë me së virusit korona. Ministri i brendshëm, Oliver Spasovski, deklaroi se kanë pasur takim me KOM ku është dakorduar që të mos mbahet ceremonia për festën “Uji i bekuar”.

“Unë apeloj edhe një herë deri te bashkësitë fetare dhe qytetarët që të respektojnë këto masa për shkak se bëhet fjalë për neve dhe vetë duhet të bëjmë gjithçka, të ndihmojmë vetveten. Do të kemi aktivitete më masive dhe më e rëndësishmja është që të gjithë të mbështetemi. Unë pres se do të jemi në nivel të detyrës edhe nesër. Sigurisht ata që nuk do të respektojë masat do të mbartin përgjegjësi”, deklaroi Oliver Spasovski – Ministër i Punëve të Brendshme.

TV21 kontaktoi me atin Sashko Nikollovski nga i cili kërkuam mendim se si do të festohet festa e nesërme.

“Nuk do të ketë hedhje të kryqit në lumin Vardar. D.m.th. festa do të kremtohet në mënyrë që do të ketë liturgji të shenjtë në tempujt dhe do të bekohet uji i epifanisë. Ata besimtarë që duan të marrin ujë të epifanisë do të vijnë në kishë dhe do të marrin. Por manifestimi i hedhjes së kryqit në lumin Vardar këtë vit anulohet duke pasur parasysh rrethanat dhe sëmundjen që mbizotëron”, u shpreh Sasho Nikollovski .

Për shkak të pandemisë dhe respektimit të masave për mbrojtje nga virusi korona, manifestimi më masiv kishtarë që organizohet shekuj me radhë është anuluar edhe në Jerusalemin e Ballkanit.

“Këtë vit nuk do të ketë organizim tradicional të hedhjes së kryqit të shenjtë në liqenin e Ohrit në portin e Ohrit. Për shkak të pandemisë me Kovid-19 festa Uji i bekuar do të shënohet vetëm në tempujt kishtarë me liturgji të mëngjesit dhe bekimin e ujit, ku do të kryhet bekimi i ujit të liqenit”, theksoi Konstantin Georgievski – Kryetar i Ohrit.

Georgievski dërgoi apel deri te qytetarët që të mos organizojnë grupime masive dhe larje në liqen. Gjatë vizitës në tempuj patjetër të respektohen rekomandimet për mbrojtje, të mbajnë maska mbrojtëse dhe distancë./TV21