Dy viktima nga COVID-19 në Kosovë

Dy qytetarë kanë humbur betejën me COVID-19, në 24 orët e fundit në Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë konfirmuar 331 raste të reja me virusin, nga 1 mijë e 125 testime të kryera.
Janë shëruar 918 qytetarë, ndërsa janë 7 mijë e 399 raste aktive me COVID-19 në Kosovë./21Media

Back to top button