Aksident në rrugën rajonale Skënderaj-Mitrovicë

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksident trafiku që ndodhi sot në rrugën rajonale Skenderaj-Mitrovicë.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për Rajonin e Mitrovicës, Fexhrije Pllana, e cila tregoi se në aksident ishte i përfshirë një veturë.
Në aksident i përfshirë është vetëm një automjet, ku për shkak të mospershtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës ka humbur kontrollin mbi automjetin dha ka dal jashtë rrugës dhe është rrokllisur në ara, ku lendime ka marrë vet vozitësi i cili është dërguar në spitalin rajonal në Mitrovicë dhe pas marrjes së tretmanit është liruar në shtëpi”, ka thënë Pllana./21Media

Back to top button