Dy zyrtarët e komunës së Mamushës lirohen nga akuzat për korrupsion, avokati Gjini e quan vendim skandaloz

Avokati Gent Gjini sonte ka reaguar pas lirimit nga akuzat për korrupsion të dy zyrtarëve të komunës së Mamushës.
Gjini, vendimin e gjykatës e ka quajtur skandaloz.
Ai, si avokat i palës së dëmtuar, Ramadan Sanli, ka potencuar se dy drejtorët e komunës së Mamushës kanë bërë padrejtësi në konkurs të punës.
“Vendimi i gjykatës është i padrejtë dhe skandaloz sepse kjo gjykatë ka liruar nga aktakuza dy drejtorë të komunës së Mamushës të akuzuar për korrupsion dhe për veprën penale të keqpëdorimit të detyrës zyrtare, ku unë si avokat i palës së dëmtuar përfaqësoj Ramadan Sanli, ku këtij dy të akuzuarit Rifat Krasnic dhe Cafer Morina kanë bërë padrejtësi në konkurs pune, ku kanë marrë djalin e drejtorit të akuzuar, Cafet Morina dhe aq më tepër këta të akuzuar nuk kane zhvilluar procedurat e konkursit dhe nuk kanë shpallur konkurs publik dhe kanë rekrurtuar një punonjës nëpërmjet një organizate, ojq Human Care. Andaj me vendimin e sotëm të gjykatës për lirimin nga akuza, të këtyre 2 drejtorëve konsiderojmë se vendimi i tillë është skandaloz”, ka deklaruar avokati Gjini, shkruan rtv21.tv
Gjykata Themelore në Prizren sot ka shpallur aktgjykim lirues për Cafer Morinën ish-drejtor i Arsimit në Mamushë dhe Rifat Krasniç, drejtor i shkollës “Ataturk”, të dy të akuzuar për korrupsion. Morina dhe Krasniç janë akuzuar nga prokuroria se kishin keqpërdorur pozitën e tyre zyrtare, duke punësuar pa konkurse disa mësimdhënës në shkollat e Mamushës./21Media

Back to top button