Dy zyrtarët e komunës së Mamushës lirohen nga akuzat për korrupsion

Gjykata Themelore në Prizren sot ka shpallur aktgjykim lirues për Cafer Morinën ish-drejtor i Arsimit në Mamushë dhe Rifat Krasniç, drejtor i shkollës “Ataturk”, të dy të akuzuar për korrupsion.
Morina dhe Krasniç janë akuzuar nga prokuroria se kishin keqpërdorur pozitën e tyre zyrtare, duke punësuar pa konkurse disa mësimdhënës në shkollat e Mamushës.
Sipas arsyetimit të shkurtër të kryetarit të trupit gjykues, Xheladin Osmani, pas analizimit të provave të paraqitura nga palët në këtë gjykim, gjykata ka gjetur se Komuna e Mamushës ka pasur memorandum rreth kontratave të lidhura me Ministrinë e Arsimit dhe se këtë e kanë vërtetuar edhe dëshmitarët gjatë seancave të kaluara, e po ashtu edhe vet Kryetari i Mamushës.
Palët janë njoftuar se kundër këtij aktgjykimi kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditësh, nga dita e pranimit të aktgjykimit me shkrim.

Back to top button