Dyshohet për mjet shpërthyes në Prishtinë

 

 

 

Një mjet shpërthyes dyshohet të jetë gjetur në një objekt në zonën industriale në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për Rajonin e Prishtinës, tha për rtv21.tv se njësitet  policore po merren me rastin.

“Sot rreth orës 22:00 kemi pranuar informatën për një mjet të dyshimtë shpërthyes në një objekt, që ndodhet në zonën industriale në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore të cilat po merren me rastin”, tha Ahmeti./21Media

Back to top button