Unitedi konfirmohet si finalist, eliminon Romën

 

Gjiganti anglez ka eliminuar skuadrën e Romës me rezultat të përgjithshëm 8:5.

Skuadra angleze Manchester United është finalisti i parë i Ligës së Evropës, pasi në gjysmëfinale e mposhti skuadrën e Romës, ku brenda 180’ minutave rezultati i përgjithshëm ishte 8:5.

“Djajtë e Kuq” pësuan humbje 3:2 sot si mysafirë në stadiumin “Olimpico” kundër Romës, por kjo fitore nuk i mjaftoi “Giallorossëve” që të siguronin biletën për në finalen e këtij kompeticioni.

Back to top button