Presidenti i Tottenham, Daniel Levy, do të lë trajnerin e radhës te Tottenhami që të vendos për të ardhmen e sulmuesit Gareth Bale.

E ardhmja e Bale do të vendoset nga cilido trajner që presidenti Levy do të vendosë në krye të skuadrës së Tottenhamit për sezonin e ardhshëm, raporton “Daily Mail”.

Trajneri i përkohshëm i skuadrës londineze Ryan Mason vendosi të mos spekulojë për të ardhmen e sulmuesit 31-vjeçar, dhe vendimi i tij për Bale mund të mos jetë në duart e tij, nëse presidenti Levy vendos që mos t’i besojë udhëheqjen e skuadrës.

Bale, i cili është në huazim nga Real Madridi, shënoi het-trik kundër skuadrës së Sheffield United vikendin e kaluar. Ai në përgjithësi ka shënuar nëntë gola për Tottenhamin këtë sezon.