E kryer, ky është portieri i ri i Bayernit

Siç konfirmohet nga eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, Bayern Munichu ka marrëveshje të plotë me Borussia Monchengladbachun për transferimin e Yan Sommer.
Sommer i bashkohet Bayernit në një marrëveshje cila e mban atë në “Allianz Arena” për dy vitet e ardhshme, respektivisht deri në qershor të vitit 2025.
Testet mjekësore janë caktuar gjatë orëve në vazhdim, ku Sommer do të jetë zëvendësuesi i Manuel Neuer te kampioni gjerman.
Bayerni do të paguajë tetë milionë euro dhe një milionë e gjysmë në formë të bonuseve, siç ishte bërë e ditur më herët nga “Blick”.
Portieri i Kombëtares së Zvicrës, Yan Sommer do t’i nënshtrohet testeve mjekësore dhe më pas do të prezantohet si zëvendësimi i Manuel Neuer.

Back to top button