E veja e Navalnyt merr pjesë në një protestë kundër Putinit në Berlin

E veja e Alexei Navalny, Yulia Navalnaya, është duke marrë pjesë në një protestë kundër Vladimir Putinit në Berlin, kanë njoftuar aktivistët.

Gruaja e liderit opozitar rus që vdiq muajin e kaluar në një burg në Arktik, është pjesë e lëvizjes “anti-Putin”.

Aktivistët në disa momente brohorisnin “Yulia, Yulia”, një lloj mbështetje për gruan e njeriut që kundërshtoi deri në frymën e fundit presidentin rus Vladimir Putin.

Kjo protestë simbolike i bën thirrje oponentëve të presidentit rus të shkojnë në qendrat e votimit dhe të mbushin kutitë në “mënyrën destruktive”.

Zëdhënësja e bashkëshortit të saj të ndjerë, Kira Yarmysh shpërndau videon e turmën që thërriste emrin e Navalnaya.

Back to top button