Kurti përmbledh projektet e javës në një video

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përmbledhur në një video projektet e javës që po lëmë pas.

Ai përmendi internetin, rrugët e reja që lidhin veriun e investimet shtesë në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

“Javë e mbarë me shumë punë të mira. Nga interneti e rrugët e reja që na lidhin me veriun te investimet shtesë në FSK”, shkroi Kurti në Facebook.

Më tutje ai përmendi transformimet e shëndetësisë në Prizren, e investimet në fabrikën e ujit në Gjilan.

Nuk la pa e përmendur as nisjen e rrugëve ndërkufitare që e lidhin Kosovën me Shqipërinë.

“Vazhduam në Prizren me transformimet në shëndetësi e investime në fabrikën e ujit në Gjilan.

Pa harruar edhe nisjen për herë të parë të rrugëve ndërkufitare që na lidhin me Shqipërinë. Nga jugu në veri me shumë punë e projekte”.

Back to top button