Eci 600 metra në litar në një lartësi të pabesueshme

Një person ka kaluar 600 metra mbi një litar të varur në një lartësi të pabesueshme 200 metra mbi tokë.
Francezi Nathan Paulin, 27 vjeç, i la turmat gojë-hapur teksa eci nëpër një litar përtej lumit midis Kullës Eifel dhe Teatrit Chaillot.
Këto fotografi ofrojnë një pamje unike në botën e sportit me adrenalinë të lartë, e cila sheh burra dhe gra trima me nerva të ekuilibrit të çelikut në rripin e posaçëm i cili lëviz dhe kërcen ndërsa ata e përshkojnë atë, transmeton rtv21.tv.

“Nuk ishte e lehtë të ecësh 600 metra, të përqendrohesh, me gjithçka përreth, presionin … por ishte e bukur”, tha ai pas shfaqjes të shtunën.
Akrobati tha se marrja e autorizimeve të nevojshme ishte një vështirësi, si dhe “stresi i lidhur me faktin që kishte shumë njerëz”.
Paulin e bëri këtë veprim për të festuar Ditën vjetore të Trashëgimisë në Francë, kur njerëzit ftohen të vizitojnë ndërtesat historike dhe monumentet që zakonisht janë të mbyllura për publikun.

Paulin tashmë e kishte kaluar lumin Seine në një litar, në Ditën e Trashëgimisë në vitin 2017./21Media

Back to top button