Messi mungon në ndeshjen e radhës kundër Metz

Paris Saint Germain do të luajë këtë të mërkurë ndeshjen e radhës, e sigurisht që Messi ishte kryefjala dhe në pritje të një reagimi të tij në fushë pas zëvendësimit vjen një lajm surprizues.
Klubi parizien njoftoi se argjentinasi nuk do të jetë të mërkurën në fushë ndaj Metz.
Po çfarë problemesh fizike mund të ketë vallë lojtari argjentinas kur ai u zëvendësua nga Pochettino dhe dukej gjithçka në rregull?
Klubi ftrancez përmes një komunikate bëri të ditur se Messi ka marrë një goditje në gju dhe ka një trauma jo serioze ndaj nuk do të jetë në fushë ndaj Metz.
Një hipotezë nuk përjashtohet edhe një debat mes palëve pas zëvendësimit në sfidën me Lyon por gjithsesi edhe dëmtimi mund të jetë I vërtetë dhe pas rikuperimit të Messit mund të zbulohet Akoma më shumë./OraNews

Back to top button