Eda Zeqiri e 22-ta në Tokio 2020

 
Notarja 16-vjeçare nuk ka arritur të kualifikohet në finale, pavarësisht se në grupin e saj doli e para me kohën më të mirë.
Kanë përfunduar Lojërat Olimpike për sportisten e ekipit olimpik të Kosovës Eda Zeqirin, e cila në kategorinë e notit në disiplinën 400 metra stil i lirë u rendit në vendin e 22-të.
Fillimisht, nga grupi i saj në të cilin gjendeshin notarja nga Bregu i Fildishtë dhe ajo nga Ishujt Virgjine, Zeqiri regjistroi kohën më të mirë, respektivisht 4:38.02 minuta.
Në fazën finale kalojnë tetë notaret me kohën më të mirë, e fatkeqësisht koha e notares nga Kosova nuk ishte e mjaftueshme për të vazhduar ëndrrën drejt medaljes së artë olimpike.
Eda renditet e 22-ta në ranglistë, dhe është garuesja më e re e ekipit olimpik të Kosovës.

Back to top button