Edhe 10 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se këtë të shtunë në Kosovë janë shënuar 10 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 2 mijë e 779 mostrave.
Sipas këtij njoftimi, në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë vdekje nga COVID-19.
Rastet aktive me COVID-19, sipas MSH-së janë 324.
Në 24 orët paraprake autoritetet shëndetësore kanë administruar, 2 mijë e 981 vaksina kundër koronavirusit.
Që prej fundit të marsit, kur në Kosovë nisi fushata e imunizimit, e deri më sot në Kosovë janë administruar 1 milion e 643 mijë e 382 doza të vaksinës.
Me dy doza të vaksinës janë vaksinuar, 772 mijë e 105 persona./21Media

Back to top button