Edhe 3 të vdekur nga Covid-19 në Kosovë

Kosova ka regjistruar tre viktima dhe 978 raste të reja me koronavirus, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë (MSH).
Rastet e reja dalin pas testimit të 2 mijë e 546 mostrave apo 38.41 për qind e tyre dolën pozitivë për sëmundjen COVID-19.
Në 24 orët paraprake janë shëruar 1.083 persona, bëri të ditur MSH-ja.
Raste aktive me koronavirus në Kosovë janë 9.300.

Kosova së fundmi po regjistron rritje të rasteve me koronavirus, gjë që ka shtyrë autoritetet të bëjnë thirrje për mbajtjen e maskave në ambiente të mbyllura dhe që qytetarët të vaksinohen kundër koronavirusit./21Media

Back to top button