Edhe AAK-ja – sot nis diskutimet për situatën në vend

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka njoftuar se po fillon një cikël diskutimesh rreth situatës politike në Kosovë.
Siç bëhet e ditur në njoftimin e AAK-së, diskutimet e sotme do të fillojnë me pjesëmarrës nga jeta publike, ekspertë të fushave, përfaqësues të shoqërisë civile dhe mediave.
“Kësaj here do të mbahet tryezë diskutimi me përfaqësues të shoqërisë civile dhe të mediave, sot, më datë 20 korrik, në orën 12:00, në sallën 506, në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e AAK-së.
Diskutime të ngjashme në dy javët e kaluara, kishte pasur edhe Lidhja Demokratike e Kosovë./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?