Edhe Ahmeti iu bashkua marshit “STOP Këtij Fenomeni Çnjerëzor”

Kryetari i Komunës, Imri Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë, përfaqësues të institucioneve të ndryshme dhe qytetarë të shumtë të Lipjanit, kanë marrë pjesë në marshin me moton “STOP Këtij Fenomeni Çnjerëzor”.
Ky marsh u organizua me rastin e vrasjes në mënyrë mizore të gruas shtatzënë nga Lipjani, ku dhe kanë kërkuar dënim maksimal për këtë krim të rëndë.
“Kryetari Imri Ahmeti, para të pranishmëve theksoi se për të luftuar këtë dukuri dhe këtë fenomen që po e trondit çdo ditë e më shumë vendin tonë, duhet të aktivizohen gjitha mekanizmat dhe shoqëria jonë në përgjithësi që t’i themi STOP këtij fenomeni në mënyrë që kurrë dhe asnjë rast tjetër të mos kemi”, thuhet në njoftimin e Komunës së Lipjanit.
Gruaja shtatzënë e cila u vra të mërkurën mbrëma nga bashkëshorti me të cilin ishte në proces të ndarjes, ka pasur urdhër-mbrojtje nga Gjykata Themelore në Ferizaj./21Media

Back to top button