Edhe Giroud në radarin e Manchester United?

Manchester United mund ta kthejë vëmendjen te Olivier Giroud nëse nuk arrin të sigurojë Joao Felix të Atletico Madridit në afatin kalimtar të janarit.
Man Utd është i prirur të sjellë një sulmues gjatë merkatos së dimrit pasi pa Cristiano Ronaldo të largohet nga klubi me pëlqim reciprok.
Djajtë e Kuq janë të interesuar të marrin në huazim Joao Felix, por nuk do të plotësojnë kërkesat financiare të Atletico-s.
Nëse skuadra e Erik ten Hag humbet Felix-in, atëherë ata mund të fokusohen te Giroud në vend të kësaj, sipas The Times.
Megjithatë, francezit pritet t’i ofrohet një kontratë e re me AC Milan dhe do të konsiderojë vazhdimin me kuqezinjtë. Kontrata aktuale e 36-vjeçarit me Milanin skadon në fund të sezonit./21Media

Back to top button