Hajnat në Ferizaj vjedhin para dhe stoli ari në vlerë mbi 40 mijë eurosh

Hajnat kanë hyrë në një shtëpi e cila gjendet në magjistralen Ferizaj-Shkup dhe nga aty kanë arritur të vjedhin para dhe stoli ari në vlerë mbi 40 mijë euro.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli për portalin rtv21.tv ka thënë se ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:30.
Veseli ka thënë se po ashtu janë vjedhur edhe dy armë.
“Më datën 02.01.2023 rreth orës 23:30 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në rrugën magjistrale Ferizaj-Shkup afër “Bau Market” në një shtëpi private ishte një rast i vjedhjes së rëndë. Policët e rendit e më pas hetuesit rajonal së bashku me krim teknikët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga PTH-Ferizaj kanë nisur hetimet. Nga informatat e para është mësuar se rreth orës 17:00, pronari i shtëpisë A.P ( M/) 38 vjeçar së bashku me anètarët tjerë të familjes kishin dalë nga shtëpia dhe me tu kthyer rreth orës 23:00 kanë vërejtur se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë nga dritarja e shtëpisë dhe nga aty, sipas viktimës kanë vjedhur: 38 mijë euro para kesh, stoli ari në vlerë 3 mijë euro, një pistoletë dhe një pushkë gjuetie, për tëcilat posedon leje”, ka thënë Veseli.
Ai ka thënë se Policia i ka marrë veprimet e nevojshme dhe po punon intensivisht për të ndriçuar sa më shpejtë rastin./21Media

Back to top button