Edhe helikopterë të KFOR-it po e monitorojnë gjendjen në Jarinjë

Përveç Njësive Speciale të Policisë së Kosovë, edhe helikopterë të KFOR-it herë pas here po e monitorojnë gjendjen në pikën kufitare në Jarinjë.
Numri i protestuesve në këtë pikë kufitare është i vogël dhe gjatë ditës së sotme, vërehet se nuk është shtuar. Ndërsa, ka lëvizje më të shpeshta të qytetarëve nga pika e Jarinjës për në qytete të Serbisë.
Ndërkohë, situata vazhdon të jetë e qetë, shkruan rtv21.tv

Ndryshe, Qeveria e Kosovës të hënën e ka vendosur masën e reciprocitetit ndaj Serbisë. Veturat me targa të Serbisë do të mund të qarkullojnë në Kosovë vetëm nëse i heqin ato dhe pajisen me targa të përkohshme të Republikës së Kosovës./21Media

Back to top button