Edhe Maldivet e demantojnë deklaratën e Vuçiqit për çnjohje të Kosovës

Bashkëpunimi mes Kosovës dhe Maldiveve është rikonfirmuar edhe një herë, kjo në takimin që pati shefi i misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në New York, Blerim Reka, me ambasadoren e këtij shteti në ShBA, Thilmeez Hussain.
Ky takim hedh poshtë deklaratën e presidentit serbë Aleksandar Vuçiq, i cili ditë më parë tha se nëntë shtete e kanë tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës, e që sipas tij në mesin e tyre janë edhe Maldivet.
“Një takim me ambasadoren Thilmeeza, ambasadore e Maldiveve në ShBA dhe përfaqësuese e Përhershme i Maldiveve në OKB. Rikonfirmohen marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe: Kosovë – Maldive që nga viti 2009”, ka thënë Reka.

Në mesin e shteteve që bënin pjesë në deklaratën e Vuçiqit ishin edhe Libia e Somalia. Ambasadorët e Kosovës janë takuar me ambasadorë të këtyre shteteve të cilët e konfirmuan vazhdimin e miqësisë dhe bashkëpunimit me Kosovën./21Media

Back to top button