Edhe murgeshat shikojnë pornografi, thotë Papa, duke paralajmëruar për rreziqet

Papa Françesku ka paralajmëruar priftërinjtë dhe murgeshat për rreziqet e shikimit të pornografisë në internet, duke thënë se kjo “dobëson zemrën priftërore”.
Papa, 86 vjeç, po i përgjigjej një pyetjeje se si mediat dixhitale dhe sociale duhet të përdoren më së miri, në një seancë në Vatikan.
Pornografia, tha ai, ishte “një ves që e kanë kaq shumë njerëz… edhe priftërinjtë dhe murgeshat”, shkruan BBC.
“Djalli hyn prej andej”, u tha Papa priftërinjve dhe seminaristëve.
Sa i përket mënyrës se si të lundrohen në mediat sociale dhe botën dixhitale, ai tha se ato duhet të përdoren, por u tha atyre të mos humbin shumë kohë në to.
Mësimi i kishës e sheh pornografinë si një ofendim kundër dëlirësisë./21Media

Back to top button