Simone flet për të ardhmen: Po, jemi në një moment të vështirë

Atletico Madridi u ndal me barazim 2-2 nga Bayer Leverkuseini të mërkurën, rezultat ky që skuadrës spanjolle i ka kushtuar me eliminim nga Liga e Kampionëve.
Ky fakt e ka shqetësuar shumë edhe trajnerin Diego Simeone, i cili ka thënë se skuadra është në një moment shumë të vështirë, por ka theksuar se nuk po e mendon të largohet nga drejtimi i klubit.
“Është momenti më i vështirë, por do të vazhdoj të insistoj në këtë klub për të marrë diçka që na duhet, siç është Liga e Kampionëve”, ka thënë Simeone.

Back to top button