Edhe Sali Berisha në “TikTok”

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka hapur llogari në rrjetin social TikTok.
Berisha i cili ka llogari në Facebook, Youtube, Twitter, Instagram e ka postuar edhe videon e parë në TikTok.
Ai ka thënë thënë se teknologjinë e ka pasur gjithmonë pasion.
“Një përshendetje të përzemërt nga kanali im zyrtar në Tik Tok. Jam entuziast që sot filloj me ju një dialog nëpërmjet këtij kanali që njeh përparim të shpejtë. Ka qenë një pasion dhe mbetet gjithnjë, teknologjia. Sot ne jemi në prag të një revolucioni të paparë, të internet 3, kriptoteknologjsë, inteligjencës artificiale. Sot të rinjtë shqiptarë shkëlqejnë në portën e Apple dhe kompanive të tjera të mëdha të HighTech. Ndërsa këtu, ai tjetri thotë se punë ka, por profesionista nuk ka. E vërteta është tjetër. Këtu profesionistë ka, por lidership nuk ka”, ka thënë Berisha në videon e parë në TikTok.
“Ndaj dhe Partia Demokratike përcaktoi objektiv kryesor të programit të saj, vendosjen pikërisht të këtyre sektorëve si promotorë, apo në zemër të ekonomisë shqiptare. Me besimin më të madh se ju, të rinjtë e vendit, do ta çoni përpara këtë revolucion. Me mendjen dhe energjitë tuaja mund ta shndëroni Shqipërinë në një Silicon Valley  të Europës dekadën që vjen. Për realizimin e kësaj ne kemi një sfidë dhe kjo sfidë është largimi i kësaj qeverie, e cila në vend që të krijojë të gjitha kushtet për ju, preferon t’ju përzërë nga vendi juaj. Ushqen popullatën me një propagandëqë ju kurrë nuk e besoni. Ndaj dhe ju ftoj, le të bashkohemi me focat tona për të shpëtuar Shqipërinë nga ky rrezik i madh dhe për të krijuar për ju, këtu në Shqipëri, të gjitha mundësitë që ju të ndryshoni kombin dhe vendin tuaj”, ka thënë tutje kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha./21Media

@prof.dr.saliberisha Mirëdita, një përshëndetje të përzemërt nga kanali im zyrtar #TikTok #sb #partiademokratike#saliberisha#pdsh ♬ original sound – Sali Berisha

Back to top button