Edhe viti 2026 i humbur për ekonominë e Kosovës

Për pasojë të moszgjedhjes së presidentit brenda afateve kushtetuese, vendi do të detyrohet të shkojë ne zgjedhje të tjera të jashtëzakonshme. Në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, qytetarët shprehen të zhgënjyer me ngërçin e ri politik, duke thënë se ndjehen të braktisur pushteti.

“Ma keq nuk di qysh, e panevojshme ke kjo bllokadë…”, tha një qytetar

“More se di çka po u thotë menja ktyne a po e shohin këtë skamje…”, tha një tjetër qytetar.

Gjykata Kushtetuese pezulloi punën e Kuvendit për së paku 20 ditët e ardhshme, sikurse që bëri edhe me dekretin presidentes për shpalljen e zgjedhjeve të reja. Anash zhvillimeve politike, ZRRE-ja ka vazhduar puënë tarifat e reja të rrymës që priten gjatë këtij muaji. Operatorët energjetik kërkuan që të shtrenjtohet rryma edhe për 18% të tjera, ndërsa analistët e ekonomisë, vlerësojnë se në mungesë të një Kuvendi funksional, shtrenjtimi i rrymës do të jetë goditja e radhës ndaj qytetarëve të Kosovës.

“Përveç shtrenjtimit të rrymës, edhe çmimet do të vazhdojnë të rriten dhe lirisht mund të themi se edhe viti 2026 do të jetë i humbur sepse nuk do të ketë asnjë projekt apo investim madhor që do të ndikonte në zhvillim ekonomik…”, tha Beqiri për rtv21

Nga ngërç i ri politik, më së shumti humb Kosova dhe qytetarët e saj vlerëson analisti, Afrim Kasolli, sipas të cilit, pasojat mbetet të shihet në të ardhmen e afërt.

“Kjo po vërehet se është një kalkulim politik i mirë menduar sepse zgjidhje për këtë çështje pati, por çfarë do të ndodhë dhe çfarë pasoja do të prodhohen mbetet të shihet…”, tha Kasolli.

LVV-ja në njërën nga përpjekjet e saj më 5 prill dështoi ta zgjedhë president njërin nga dy kandidatët e saj, Glauk Konjufca dhe Fatmire Kollçaku, dhe pak orë pas këtij veprimi, presidentja Osmani me dekret shpërndau Kuvendin e Kosovës, veprim i cili çoi në një përplasje mes dy institucioneve./RTV21/21Media

Back to top button