Edi Rama takohet me Elon Muskun

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është takuar me njeriun më të pasur në botë Elon Musk.
Rama ka publikuar të shtunën një video nga nga takimi me biznesmenin Musk.

“Me mister X në Romë”, ka shkruar Rama.

Musk është pronar i rrjetit social X isht Twitter të cilin e ka blerë vitin e kaluar. Ai po ashtu është pronar i Tesla dhe SpaceX.

Shqipëria ka bashkëpunim me kompaninë hapësinore amerikane “SpaceX”. Në fillim të vitit, kjo kompani lëshoi me sukses dy satelitë shqiptarë “Albania 1” dhe “Albania 2”./21Media

Back to top button